Lajmet e fundit

Shkuan në një pauzë njëorëshe, por që zgjati shumë më shumë.
Përveç vonesës, një numër i madh i deputetëve nuk u erdhën në vazhdimin e seancës, ku do të votohej për një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Prandaj, u procedua me seancën e jashtëzakonshme të cilën e kërkuan 45 deputetë, e ku do të debatohej rreth arrestimit nw Serbi tw zv.komandantit të Policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaci.
Iniciuesi i këtij debati, deputeti i pavarur, Gëzim Kelmendi, pos që kërkoi lirimin e eprorit të policisë kosovare dhe aprovimin e një rezolute për këtë çështje, pati një kërkesë për qeverinë.
Këtë debat e mbështetën edhe dy grupet parlamentare, PDK dhe LDK.
Por, kërkuan që raste të tilla mos të përdorën për agjenda të ngushta politike.
Ndërsa, përfaqësuesit e partive opozitare, akuzuan qeverinë se nuk bëri asgjë për lirimin e Thaçit.
Të gjithë këta kërkuan ndërprerjen e dialogut me Beogradin dhe të merren masa ndaj shtetit të Serbisë, që ajo t’i ndal arrestimet e qytetarëve të Kosovës, pavarësisht arritjeve të marrëveshjeve me Kosovën në Bruksel.
Përgjigje për krejt këto, ata morën nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili fillimisht tregoi se si u arrestua eprori Thaçi.
Pastaj, foli rreth kërkesës për ndërprerjen e dialogut Kosovë Serbi.
Se institucionet e Kosovës nuk heshtën e tha edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
Se po punohet për lirimin e Thaçit e tha edhe shefi politik i policisë, Skënder Hyseni, i cili tregoi se nuk kanë qenë në dijeni për udhëtimin e eprorit policor, pasi që ai ishte në udhëtim privat.
Sipas tij, Kosova është shtet demokratik dhe nuk përzihet në punët private të qytetarëve të saj.
Debati për këtë rast ishte i gjatë, ku në të gjitha paraqitjet deputetët kërkuan lirimin e Thaçit.
Në fund, do të hartohet një rezolutë e përbashkët që bën thirrje për lirimin e zv.komandatit të policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, e cila mw pas hedhet nw votim.
Kronikë e Kosovë Gjocit.