Lajmet e fundit

Bufeja e Kuvendit të Kosovës tash e tutje mund të shihet tërë kohën e zbrazët.
Mbyllja e këtij amibenti po shqyrtohet si mundësi, në mënyrë që gjatë votimit të sigurohet numri sa më i madh i deputetëve në sallë.
E ky muhabet u zu në gojë në mbledhjen e fundit të kryesisë së legjislativit, transmeton Klan Kosova.
Por, Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, vlerëson se Kuvendi duhet të caktojë orar të votimit, ndërsa krejt muhabetin e pa si shqetësim të pushtetit për mungesë votash.
E deri në gjetjen e një zgjidhjeje deputetët mund ta shfrytëzojnë bufenë afër sallës, e nga ajo, siç ka ndodh shpesh, të dalin jashtë ndërtesës nga kjo derë.
Kronikë nga Linda Dedinca.