Lajmet e fundit

Sot në Kuvendin e Kosovës hapet manifestimi ”Dita Ndërkombëtare e Demokracisë”, me moton“Institucione të hapura – pjesëmarrje qytetare!”.
Në orën 10, në hollin e parlamentit, kryekuvendari, Kadri Veseli, para të pranishmëve do të mbajë fjalën e hapjes, nkurse , pastaj do të mbajë një fjalë të shkurtër edhe drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu.
Ky i fundit do t’ ia dorëzojë Veselit publikimin e Raporteve Përmbledhëse për Hulumtimet Ligjore për Komisionet Parlamentare.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, kryekuvendari pastaj do të ketë një bashkëbisedim me përfaqësues të organizatave që e mbështesin institucionin që ai e udhëheq dhe me ata të shoqërisë civile.
Në vijim, bëhet prezantimi i Platformës Digjitale për Pyetje Parlamentare, përgatitur nga KDI-ja, si dhe hapja e Panairit me rastin e shënimit të Ditës së Demokracisë, me një fjalë të kryetarit të Forumit për transparencë parlamentare, Zenun Pajaziti.
Në vazhdim të këtij solemniteti, Veseli, viziton Panairin e OJQ-ve dhe ekspozitën e piktorëve filloristë. ku do të bëhet ndarja e çmimeve tre piktorëve të rinj, sipas konkursit të shpallur nga Kuvendi, transmeton Klan Kosova.