Lajmet e fundit

Më 21 dhe 22 korrik 2015, Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin “Bashkatdhetarët në Kuvend”.
Pritja qendrore organizohet të mërkurën, në orën 11:00, në të cilën kryeparlamentari Kadri Veseli do të takojë grupe të mërgimtarëve.
Këtë vit, për herë të parë, Kuvendi i në mënyrë të organizuar hap dyert për të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ dhe të takohen me përfaqësuesit e qytetarëve, transmeton Klan Kosova.