Lajmet e fundit

Kuvendi i Drenasit i ka dhënë përkrahje komunitetit katolik të Llapushnikut dhe në këtë mënyrë mund të vazhdohet me ndërtimin e kishës dhe ta rregullojnë vendin për varreza, në vendin e quajtur “Gradinë”, shkruan Zëri.
Kjo pasi u sqarua se se Ipeshkvia e Kosovës ka blerë 2.5 hektarë tokë nga AKP-ja në njërën prej valëve të privatizimit në pjesën ku ka filluar ndërtimi.
Vetëm një këshilltar komunal nga 30 sa ishin të pranishëm, ka votuar kundër propozimit të këshilltarit nga radhët e LDK-së, Rifat Bilalli, që Kuvendi ta përkrahë komunitetin katolik për ndërtimin e varrezave dhe të kishës, ndërsa dy të tjerë kanë abstenuar.
Bilalli tha se është e drejtë e komunitetit katolik, por edhe e Ipeshkvisë që të ndërtojë kishë dhe varreza në pronën e vet.