Lajmet e fundit

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka kërkuar unanimitet nga grupet parlamentare të Kuvendit të kësaj komune për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Boletin.
Ai tha se edhe në cilësinë e anëtarit të këshillit organizativ është kundër vendimit të këtij këshilli për varrosjen e eshtrave të heroit kombëtar në Vlorë dhe se mbështet dëshirën e familjarëve që eshtrat e Isës të prehen në Boletin.
Numri një i Mitrovicës poashtu kërkoi nga qeveritarët që ta rikthejnë këtë vendim për rishqyrtim sepse sipas tij ai është i gabuar.
Nga ky kuvend iu bë thirrje kryeministrit Isa Mustafa që të zbatojë amanetin e ish- presidentit Rugova që eshtrat e Isës të pushojnë në vendlindjen e tij.