Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës sot organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, ku të gjithë ata që dëshirojnë mund t'a shohin nga afër Kuvendin.
“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t'i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Të gjithë ata që duan ta vizitojnë Kuvendin dyert i kanë të hapura nga ora 09:00 deri 16:00.