Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës nesër do t`i hap dyert për vizitorë me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.
"Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur".
"Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë do të shpaloset Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen aktiviteteve të ndryshme që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë", thuhet në një njoftim për media të parlamentit, transmeton Klan Kosova.