Lajmet e fundit

Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se Kuvendi i Kosovës është vonë me punë dhe nuk po zë hapin me zhvillimet.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje të cilat presin shqyrtim, ndërsa Kuvendi deri më tani ka miratuar vetëm shtatë ligje.
Postimi i tij i plotë:
- Kuvendi është vonë dhe nuk po zë hapin me zhvillimet
- SOT, Kuvendi mbanë debat parlamentar për Raportin 100 ditësh të Qeverisë, si dhe Interpelancë për rritjen e pagave të anëtarëve të kabinetit qeveritar – 70 ditë vonesë;
- DJE, nuk u arrit të hedhet në votim Demarkacionin me Malin e Zi – tre vite vonesë;
- PARDJE, në Kryesinë e Kuvendit sërish u bllokua kalimi i Rregullores së Punës së Kuvendit – gjashtë vite vonesë.
Ndërkohë, në komisionet parlamentare janë grumbulluar 52 projektligje të cilat presin shqyrtim, ndërsa Kuvendi deri më tani ka miratuar vetëm shtatë ligje.
Kuvendi duhet të racionalizoji kohën e vet. E këtë më së miri mund ta bëjë duke iu shmangur debateve populiste që të vetmin qëllim kanë protagonizmin individual.