Lajmet e fundit

Kuorumi nuk mungoi në Kryesinë e Kuvendit.
Andaj gjithçka ishte gati për të vazhduar me rendin e ditës në mbledhjen e sotme.
Aty ishte dhe kërkesa e rrafsh një muaji më parë e nënshkruar nga mbi 40 deputetë të partive në pushtet, që thërret për zhbërjen e Ligjit të Gjykatës Speciale.
Sapo nisi të shqyrtohet kjo pikë, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, braktisi mbledhjen.
Në një paraqitje të mëvonshme, Hoti, tha se me tentativën për zhbërjen e Speciales, po rrezikohet shteti dhe marrëdhëniet me Amerikën e Evropën.
Epilogu i këtij takimi është se Nisma për heqjen e dhomave të specializuara dhe zyrën e prokurorit të specializuar, Kuvendi ia dërgoi Qeverisë.
Kronikë e Besnik Tahiri.
https://www.youtube.com/watch?v=wHIcOsPyGZs&feature=youtu.be