Lajmet e fundit

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se Turqia sekulariste dhe karakteri demokratik i saj nuk është për debat, transmeton Klan Kosova.
Kryetari i Parlamentit, Ismail Kahraman, ka thënë se Turqia është një shtet mysliam prandaj duhet të jetë një kushtetutë që e thotë këtë gjë.
Truqia është anëtare e NATO-s dhe aspiron që të hyjë në familjen e Bashkimit Evropian që tradicionalisht e konsideron shtetin si një model të sekularizmit demokratik në botën islamike.
Por kritikët e Qeverisë kanë frikë se themelet laike të shtetit modern janë duke u gërryer. Ata gjithashtu kanë frikë se kushtetuta e re do t’i mundësojë edhe më shumë fuqi Presidentit, Reccep Tayyip Erdogan.