Lajmet e fundit

Gjykata Kushtetuese do të kremtojë vitin e 9-të gjyqësor me një ceremoni solemne, që do të organizohet në Prishtinë.
Ceremonia do të fillojë në orën 17:00 dhe në të pritet të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësuesit e akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë, e e Bullgarisë, Turqisë, Maltës, ajo e e Letonisë dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.
Pjesëmarrës në ceremoninë e Vitit të 9-të Gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese do të jenë edhe kryetari i Komisionit Evropian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias), Gianni Buquicchio, si dhe juristja me nam ndërkombëtar dhe njëherësh zëvendëspërfaqësuesja e Republikës së Irlandës në Komisionin e Venecias, Grainne McMorroë.
Me fjalim rasti, pjesëmarrësve në këtë ceremoni do t’i drejtohen kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.