Lajmet e fundit

Të shtunën, në Prishtinë, është mbajtur një panel diskutimi me temën “Roli i Gjykatës Kushtetuese në zhvillimin e demokracisë në Kosovë”.
Studiuesit doktorantë të së drejtës kushtetuese, Përparim Gruda dhe Zahir Qerkini i kanë prezantuar të gjeturat e tyre në këtë kontekst, ndërsa të ftuar ishin përfaqësues të spektrit politik, ligjërues dhe përfaqësues të shoqërisë civile, njofton Klan Kosova.
Panelistë ishin deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Vjosa Osmani, profesoresha Xhyljeta Mushkolaj, ndërsa organizimi është mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebbert.
Në këtë tryezë debati u fol për sfidat dhe suksesest e Kushtetueses, me theks të vecantë në rolin e saj në fuqizimin e rolit të individit si iniciues i cështjeve të ndryshme në këtë organ shtetëror.