Lajmet e fundit

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë ka bërë të ditur se të mërkurën e ardhshme do t'i shqyrtojë nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së Vendimit për shpalljen e referendumit mbi emrin.
Nëse Gjykata Kushtetuese e pranon iniciativën, mund ta anulojë Vendimin për shpalljen e referendumit menjëherë ose të miratojë masë kohore deri në vendimin përfundimtar, njofton Klan Kosova.
Në këtë mënyrë do të pezulloheshin të gjitha veprimet lidhur me referendumin më 30 shtator.
Iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë dorëzuan Kongresi Botëror Maqedonas dhe partia E Majta, shkruan Alsat, njofton Klan Kosova.