Lajmet e fundit

Gjykata Kushtetuese përmes një komunikate për media, ka njoftuar se e ka pranuar kërkesën e 24 deputetëve të përfaqësuar nga Albulena Haxhiu, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të datës 3 gusht të Kuvendit të Kosovës, për miratimin e amendamentit 24 të kushtetutës.
Kushtetuesja bën të ditur se po e shqyrton kërkesën dhe se vendimin, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, do ta marrë në kohë.
Gjykata ka kërkuar nga të gjitha palët relevante që të japin informata përkitazi me këtë kërkesë.