Lajmet e fundit

Marjan Zabrcanec nga Forumi Rinor Edukativ (MOF), pas dorëzimit të letrës në selinë e BE-së në Shkup theksoi se pas asaj letre qëndrojnë 61 organizata joqeveritare të cilat janë të shqetësuara pasi që po thyhet dinjiteti njerëzor në Maqedoni, transmeton zhurnal.mk.
“Në Maqedoni, Kushtetuta është vetëm një përmbledhje e thatë e letrës, dhe pushteti me të po luan. Ka liri dhe demokraci të theksuar në Kushtetutë, por ato vlejnë vetëm në letër.
Ne edhe njëherë u bindëm se pushteti e thyen nenin e 17-të nga Kushtetuta e Maqedonisë, me të cilën duhej që të garantohej fshehtësia e komunikimeve me njerëzit”.
"Të hënën, dhjetë organizata joqeveritare u përballën me dëshmitë e përgjimeve, ndërsa pushteti ka ditur secilin prej tyre.
A mundet që një qeveri që i thyen të drejtat qytetare të korrigjohet? Jo, ai pushtet duhet të ikë”, deklaroi Zabrcanec. / klankosova.tv