Lajmet e fundit

Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në Zona B në Klan Kosova ka thënë se kushtet e negociatave i vendos LDK-ja, njofton Klan Kosova.
“E para çfarë duhet të them është se ajo që po diskutohet tani është proces i kontrabandimit të deputetëve, është shqetësuese trajtimi normal i një kontrabandimi”.
“Shqetësuese është se sa normale pranohet kontrabandmi, nuk është fare normale, ne jemi të sigurtë për deputetët që kemi brenda koalicionit”.
“Do të koordinohemi me të gjitha grupet parlamentare, ne s’bëjmë institucione, s’jemi të interesuar t’i bëjmë argat ose vota PAN-it”.
“Ne kërkojmë nga Presidenti që ta respektoj kushtetutën dhe të mos e shkelë. Ne presim respektim të kushtetutës, nëse ka nevojë do të kërkojmë edhe interpretim e kushtetutës”.
Tutje Abdixhiku tha se s’janë të interesuar të bllokojnë kuvendin por të themelojnë atë.
“Ne s’kemi interes të bllokojmë kuvendin, jemi të interesuar ta themelojmë kuvendin. S’ka nevojë për interpretime kushtetuese, kemi dallime, ne s’do të pranojmë një nënshtrim ndaj një regjie, ne kemi bindje tonat”.
“Ne do kërkojmë nga partnerët mbi këto parime çfarë do të ndodhë me ekonominë, me Dialogun me Serbinë, me miqtë tanë e çka me shëndetësinë dhe arsimin”.