Lajmet e fundit
27 persona janë arrestuar, 8 janë ndaluar, 944 janë kontrolluar e 45 janë intervistuar.

Këto shifra ka dhënë Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e që janë realizuar gjatë planit operativ të titulluar “Kushineta 1”.
Ky operacion është ndërmarr me qëllim të ofrimin të sigurisë për qytetarët në të gjitha aspektet, duke përmbushur detyrat e parapara lidhur me parandalimin dhe luftimin e krimit dhe veprave të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.
Nga të parat janë numëruar 63 raste të vjedhjeve e janë konfiskuar 5 armë zjarri e 4 të ftohta.
E nga kundërvajtjet në 1481 automjete të kontrolluara janë shqiptuar 196 tiketa. Në këtë aksion policia ka pasur 243 pika kontrolli ku janë përfshirë edhe 26 lokale .
Patrullimet në qytet, fshatra si dhe disa bastore dhe restorante janë kryer edhe me rroba civile.
Në bazë të këtyre shifrave sipas policisë numri i veprave penale është ulur dukshëm.