Lajmet e fundit

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, qysh se u nda nga Nicole Scherzinger, nuk ka të ndalur me postime në instagram.
Ai duket se po e shijon jetën në maksimum dhe se fundmi ai është bekuar edhe me nje anëtëre te re të familjes.
Hamilton ka postuar një fotografi në instagram ku i uron mirëseardhje në jetë, kushërirës së tij më të vogël Sienna-s.
Kampioni është shprehur shumë i lumtur për takimin me të.
“Mbrëmë e takova anëtarin më të ri të familjes Hamilton. Kushërira ime e vogël Sienna. Smund t’ua them me fjalë se sa i lumtur jam. Nuk ka rëndësi se a kemi shumë apo pak në jetë, asgjë nuk ka rëndësi pa familjen”, ka shkruar Hamilton në instagramin e tij, transmeton Klan Kosova.