Lajmet e fundit

Këshilli Ekzekutiv i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO, ka marrë vendim sot që Kosovën ta fusë në agjendë për votim për anëtarësi në këtë organizatë, gjatë Konferencës së Përgjithshme që do të mbahet në nëntor.
Nga 58 shtete anëtare sa ka gjithsej Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, me 27 vota pro, 14 kundër dhe 14 abstenime, ky bord votoi pro rrugës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO.
Vendimi final do të merret nga Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s e cila do të mbahet nga data 3 deri më 18 nëntor.
Në vazhdim mund ta ndiqni një video e cila paraqet se si votoi secili nga përfaqësuesit e shteteve anëtare.