Dje Amerika zgjodhi Miss-in e saj për 2020-ën dhe fituesja hodhi poshtë gjithë mitet që historikisht kanë ndjekur vajzat që marrin pjesë në konkurse të tilla. Miss Amerika është një shkencëtare shumë e zonja dhe plot vetëbesim!
Camille Schrier, është e diplomuar në plot dy degë shkencore: biokimi dhe sisteme biologjike. Aktualisht, më e bukura e USA-s po punon për të përfunduar doktoraturën për farmaci në universitetin Virginia Commonwealth.
Pas fitores, ajo tha se titullin e ri do ta përdorë për kauza që shqetësojnë shoqërinë, siç janë substancat narkotike, parandalimi i abuzimeve apo edukimi.
"Miss Amerika është dikush e cila ka nevojë të edukojë."- u shpreh ajo.
Schrier ia doli të fitojë mes 50 kandidateve të tjera, por gjithsesi mohoi të jetë më e bukur se to.
Ky është viti i dytë që kompeticioni i Miss Amerikës vjen i ndryshuar. Vajzat nuk kanë pse shfaqen më me rroba banje dhe kjo bëhet për të ndryshuar konceptin e të qenit miss./anabel
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.