Lajmet e fundit

Ata janë duke kaluar pushimet nëpër Evropë në shoqërinë e vajzës së tyre.
E Beyonce është parë duke u nisur për në shtëpi nga Sardinia me bashkëshortin e saj Jay Z dhe vajzën Blue Ivy.
Këta tani po kënaqen në New York, të paktën sipas disa fotografive që ka postuar Beyonce në ueb faqen e saj.
E më së miri në këto foto dukej bukuroshja katër vjeçare Blue Ivy , në një fustan ngjyrë vjollcë me shkëlqim dhe shami të vendosur në kokë.
Përderisa flokët i kishte të kapura në mënyrë shumë të lezetshme ajo kishte të vendosura edhe një palë syze ngjyrë rozë dhe të verdhë.
Duket se vajza po ia merr vëmendjen Beyonce.


