02.06.2015 · përditësuar para 4078 dite1 min lexim
Nicole Scherzinger ka postuar disa foto në profilin e saj në “Instagram”, duke treguar se është shumë e përmalluar.
Këngëtarja 36-vjeçare shihet teksa pozon në një ballkon, ku prapa shihet “Kulla Eiffel” dhe në përshkrimin e fotos shkruhet: "Më mungon në Paris", transmeton Klan Kosova.
Ka pasur shumë komente ku thuhej se nuk dihet nëse Nicole i është referuar ish të dashurit të saj Lewis Hamilton, me të cilin ka kaluar disa kohë në Paris.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.