Lajmet e fundit

Në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it, ku pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Diskutimet që tashmë kanë nisur po mbahen me dyer të mbyllura.
Sipas asaj që merr vesh Klan Kosova, shtetet që e kanë mbështetur deri tani anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL janë Arabia Saudite, Turqia, Pakistani dhe Guajan.
Në ndërkohë, kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL janë deklaruar Bjellorusia, Maroku, Kina dhe Namibia.
Kosovës i duhen 2/3-at e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e mekanizmit më të madh policor në botë.
Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë nga secili shtet anëtar.