Lajmet e fundit

Shkolla “Iliria” në Prishtinë nuk mbajti grevë në orën e parë të asnjërit ndërrim.
Këtë vendim, mësimdhënësit e kësaj shkolle e morën para një muaji, megjithëse thonë se i përkrahin kërkesat e SBASHK-ut.
Përveç se e panë më të udhës të mbanin mësim për nxënësit, këta janë hatëruar me sindikatën qysh në kohën që u mbajt greva disa javëshe, që këta thonë se u ndërpre pa e pyetur anëtarësinë.
Version ndryshe nga Azem Latifi, që i përfaqëson mësimdhënësit e kësaj shkolle, ka Rrahman Jasharaj.
Në SBASHK thonë se në “Iliria” grevë nuk u mbajt meqë zgjedhjet atje nuk janë mbajtur dhe nuk ka pasur udhëheqësi që do e bënte këshillin grevist.
Në kohën kur po zhvillohej grevë, disa ligjërata u mbajtën edhe në Universitetin “Hasan Prishtina”.
Në SBASHK i thanë Klanit se nuk kanë ndëshkime për injoruesit e grevës, megjithatë, kjo cështje nuk do kaloj pa u diskutuar.