22:32- “Nënvlerëson ndjenjat e të tjerëve”, Sara jep emrat që nuk e meritojnë finalen
Sara ka dhënë emrat e saj që nuk e meritojnë finalen e Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo përmendi emrin e Xhenetës, pasi tha se nuk i pëlqen fakti që sipas saj sakrifikon gjithçka për famë, transmeton klankosova.tv.
Ndërkaq, banorin e dytë e përmendi Gresën, pasi tha se e ka bezdisur fakti që nënvlerëson ndjenjat e të tjerëve.
Për më shumë, shiheni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=rhUY-VlZ9M0
Në Big Brother Today, banorëve iu parashtrua pyetja se kush nuk e meriton finalen.
E Leo tha se nuk e meriton Xheneta për shkak të fjalorit të saj, si dhe shfrytëzimit të Gjestit.
“E ka përdorur 100% për lojë”, u shpreh Leo, transmeton klankosova.tv.
Për të dëgjuar më shumë, klikoni në videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=k9lqW5KyAj8
●●●
CDSHKRIMI NGA
Clirimtare Dukolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.