Lajmet e fundit

Egjipti ka qenë nën presionin e diplomatëve dhe agjencive të ndihmës për të hapur vendkalimin Rafah në kufirin e tij me Gazën.
Kjo do të lejonte palestinezët me shtetësi të dyfishtë si dhe shtetasit e huaj të bllokuar në Gaza, të largoheshin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Shumë palestinezo-amerikanë janë mbledhur tashmë pranë vendkalimit, pasi qeveria amerikane të shtunën këshilloi qytetarët e saj që të lëvizin në jug për të qenë gati për hapjen e tij.
Bëhet e ditur se ambasada e ShBA-së në Izrael e ripërsëriti sugjerimin për hapjen e kalimit në Rafah.