Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mund ta shpëtojë karrierën e Mario Gotzes në rast se ai detyrohet të largohet nga Borussia Dortmund.
Gotze aktualisht është jashtë fushës së gjelbër shkaku i problemeve të tij me metabolizëm dhe po kërkon një trajtim efikas që do t’ia mundësonte të kthehej në aksion.
Verën e kaluar, fituesi i kupës së botës kishte qenë prioritet për të kuqtë por ai kishte preferuar të kthehej në Dortmund në mënyrë që të luajë në Ligën e kampionëve, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë këtë stinor Gotze do të jetë vetëm opsion për Liverpoolin dhe jo prioritet siç kishte qenë herën e fundit.