Lajmet e fundit

PZAP-ja po e ndalon Albin Kurtin të garojë në zgjedhje. Por, Lëvizja Vetëvendosje do të ankohet në Gjykatën Supreme për ta provuar shansin e fundit.
Kurtit po i bëhet kjo, meqë kishte bërë shkelje penale kur kishte protestuar kundër Demarkacionit dhe Asociacionit me Serbinë, duke hedhur edhe gaz lotsjellës në Kuvend. Për të njëjtën vepër kandidimi po i ndalohet edhe Albulena Haxhiut.
Por, pse po i ndalohet Gani Dreshajt dhe Shemsedin Dreshajt të AAK-së të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Këtë mund ta kuptoni në kronikën e Klan Kosovës ku tregohen edhe shkeljet që kanë bërë kandidatja Labinotë Demi-Murtezi, Endrit Shala, Vesel Krasniqi dhe Rasim Demiri dhe Qazim Rrahmani nga pakicat.