Lajmet e fundit

180 herë e mbajti shiritin e kapitenit të shtetit të tij.
Shënoi 23 gola, si dhe fitoi 131 ndeshje me Spanjën.
Sergio Ramos është futbollisti i tetë me më së shumti gola te “Furia Kuqe” si dhe lojtari që ka mbajtur më së shumti shiritin e kapitenin te spanjollët. Njofton Klan Kosova.
Por për të nuk ka një vend në kampionatin evropian.
Ramos është një nga yjet e mëdhenj që do të mungojnë në Euro 2020, pasi kështu ka vendosur përzgjedhësi spanjoll Luis Enrique.
Bujë të madhe bëri edhe mungesë e Jesse Lingard në listën e futbollistëve të Anglisë
Lingard pati performancë fantastike qe pas kalimit te West Ham duke shënuar nëntë gola në 16 paraqitje.
E lëndimet europianin ua kanë mohuar disa yjeve të tjerë. Mbi të gjithë qëndron Zlatan Ibrahimovic.
39 vjeçari u rikthye te Suedia në garat kualifikuese, megjithatë në fund të sezoni ai pësoi një lëndim të skuadra e Milanit.
Mungesë e madhe në formacionin e Holandës pritet te jetë Virgil van Dijk.
Mbrojtësi i Liverpool nuk pritet të jetë i gatshëm deri në vjeshtën e këtij viti duke lënë boshllëk në mbrojtjen e tulipanëve.
Në mesin e futbollistëve të ftuar te Gjermania, mungon Marco Reus.
Anësori i Dortmund hoqi dorë nga lojërat e verës duke njoftuar se ka nevojë për pushim.
Në listën e të munguarve të mëdhenj të evropianit janë edhe Dayot Upamecano, Wan Bissaka, Saul Niguez e Mason Greenwood.
Kampionati evropian fillon me 11 qershor, në një format të ri ku 12 qytete janë pritësë të Euro 2020.