Lajmet e fundit

Presidenti aktual i ShBA-së, Joe Biden, këtë të martë ka konfirmuar së do t’i hyjë garës edhe për një mandate për ta drejtuar Shtëpinë e Bardhë.
Duket si një “deja vu”, pasi që edhe kjo fushatë do të duket sikur ajo e 2020-ës, kur bëhet fjalë për figurat qendrore - Joe Biden dhe ish-presidenti amerikan, Donald Trump.
Ka edhe 18 muaj deri tek mbajtja e zgjedhjeve, për të cilat duket se do të ketë përplot befasi, transmeton KlanKosova.tv.
Më poshtë gjeni kandidatët demokratë dhe republikanë që synojnë pozitën e Presidentit të Amerikës:
Kandidatët demokratë:
Presidenti Joe Biden - presidenti i tanishëm i cili kandidon për një mandat të dytë;
Robert F. Kennedy - nipi i Presidentit John F. Kennedy dhe një aktivist i shquar kundër vaksinave;
Marianne Williamson - autore e vetëndihmës dhe këshilltare shpirtërore, ajo kandidon për herë të dytë.
Kandidatët republikanë:
Donald Trump - shihet gjerësisht si kryesuesi për nominimin e Partisë Republikane;
Nikki Haley - ish-guvernator i Karolinës së Jugut
Asa Hutchinson – ish-guvernator i Arkansas
Vivek Ramaswamy - sipërmarrës dhe autor.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber