Lajmet e fundit

Në ditën e pestë të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, të dyja palët janë mbledhur për të biseduar në lidhje me ndonjë marrëveshje të mundshme që të ndalet lufta.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov, ka njoftuar se delegacioni rus përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe departamenteve të tjera, përfshirë administratën presidenciale.
Ndërsa, delegacioni ukrainas, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, përbëhet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, këshilltari presidencial Mykhaylo Podolyak dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Nikolai Tocitsky.