Lajmet e fundit

Gallup International ka publikuar një anketë të realizuar në 65 vende të ndryshme të botës, në lidhje me preferencat e njerëzve për liderët e ndryshëm botëror.
Dy vjet më parë, pak para se ta përfundonte mandatin pothuajse tre në pesë persona apo 59% të të anketuarve në 65 vende të botës, mbajtën një këndvështrim të favorshëm për presidentin amerikan Barack Obama.
Këtë vit dhe pasi ka marrë detyrën para më shumë se një viti, Presidenti Trump nuk gëzon edhe aq mendim pozitiv tek njerëzit, ku 31% kanë një pikëpamje të favorshme për të përderisa 58% nuk e pëlqejnë. Ai njëherit është i vetmi lider politik ndaj të cilit ka më shume pikëpamje negative.
Presidenti Putin nga 33% ka arritur të perceprohet pozitivisht nga 43% e të anketuarve, që është një rritje të konsiderueshme gjatë dy vjetve. Putin ka imazh pozitiv tek njerëzit në shumcën e vendeve të botës, përveç SHBA-ve ku 14% e njerëzve kanë mendim pozitiv për të, ndërsa në vendet tjera evropiane 28%.
Papa Françesku është perzonazhi më i pëlqyer me 56% të personave që e favorizojnë atë - 75% të atyre që janë anketuar në Amerikën Latine dhe 66% të atyre që jetojnë në Evropë.
Pavarësisht anketimet e brendshme në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel renditet si udhëheqësja më e popullarizuar me rreth 49%, duke shënuar një rritje prej 7% në krahasim me dy vjet më parë ku kishte rreth 42%. Ajo mund presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili preferohet nga 45% e të anketuarve. Edhe Kosova e Shqipëria kanë marrë pjesë në këtë anketim, ku si lidere e preferuar në mënyrë të padiskutueshme ishte Angela Merkel.