Lajmet e fundit

Deputetët që u bënë ministra, vendin e tyre e lanë të lirë.
E ata do të zëvendësohen shpejtë me bashkëpartiakët e tyre që janë në listën e pritjes si më të votuarit, por që nuk arritën të marrin mandatin qysh në fillim, përcjellë Klan Kosova.
Donika Gërvalla-Shwarz që u bë ministre e punëve të jashtme, e zëvendëson Shqipe Isufi.
Kjo e fundit i tha Klanit se prioritet do ta ketë rrijen e cilësisë në arsim.
Arben Vitinë, do ta zëvendësojë, Enver Haliti, i cili edhe zgjedhjet e kaluara ishte bërë deputet nga lista e pritjes.
Ky tha se këtë herë ka pritur të jetë më i votuar se në zgjedhjet e 2019-tës.
Në vend të Liburn Aliut, do të hyjë Alban Bajrami, i cili deklaroi se do të jetë fort i zëshëm sidomos për cështjet që kanë të bëjnë me rininë.
Hekuran Murati i liroi vendin Mirsad Shkretës, ndërkaq Faton Peci, Gramos Agushollit.
Ngjashëm edhe Arbërie Nagavci për Yllëza Hotin, e Rozeta Hajdari për Gresa Bytyqin.
Edhe vendin e Xhelal Sveçles do ta zë Hydajet Hyseni Kaloshi.
Ndërkaq nga radhët e pakicave, Fikrim Damkën do ta zëvendësojë, Enis Kervan, Elbert Krasniqin, Fridon Lala, e Emilja Rexhepin, Samra Iljazi.
Për tu zyrtarizuar këta emra në nenin 112 që rregullon zëvendësimin e anëtarëve të kuvendit, kryeparlamentari duhet t'i bëjë kërkesë me shkrim presidentit i cili më pas kërkon nga KQZ-ja të rekomandojë emrin e personit për ta plotësuar vendin e liruar.