Lajmet e fundit

Dy persona shpallen në kërkim nga policia në lidhje me plagosjen e ndodhur për shkak të një borxhi financiar te “Komuna e Parisit” në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës.
Klajdi Kodra, 26 vjeç, dhe vëllai i tij Aldo Kodra, 20 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia me akuzën e plagosjes së shtetasit Flamur Cullhaj.
Ky i fundit, 38- vjeçar, mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës pranë një qendre tregtare në zonën e “Komunës së Parisit” pas një konflikti që pati me dy vëllezërit. Jo zyrtarisht, burimet e Policisë kanë thënë se motivi i ngjarjes ka qenë një çështje borxhi, por nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë fakt.
Në komunikatën zyrtare të Policisë thuhej dje se “më datë 03.08.2016 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe po punohet për kapjen e shtetasve Klajdi Kodra dhe Aldo Kodra, 26 dhe 20 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar më parë”.
Policia deklaroi se këta dy persona dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin Flamur Cullhaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.
“I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy personat e shpallur në kërkim kanë qëlluar me armë zjarri në ajër e më pas janë larguar”, ka deklaruar Policia.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u gjet dhe bllokua një fishek armë zjarri e kalibrit 9 mm dhe një gëzhojë, model 54, e kalibrit 7.62 mm.
Ndaj dy vëllezërve ende në kërkim janë ngritur akuzat “plagosje e lehtë me dashje”, “prishje e qetësisë publike” dhe “mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.