Lajmet e fundit

Këngëtarja Dafina Zeqiri është fanse e madhe e të mbathurit atlete.
Mirëpo, duke marrë parasysh se tojat e tyre duhet të lidhen, duket se Dafina nuk qenka aq e zonja në këtë punë siç është me këndimin.
Ajo e ka publikuar në instagramin e saj një fotografi, ku shihen një palë duar mashkulli tek e kryejnë atë punë për të. Mirëpo, nuk është bërë publik identiteti i tij, transmeton Klan Kosova.
“Unë mund t’i lidhë tojat e këpucëve të mija, por sipas dikujt nuk e bëj aq mirë sa duhet”.
Ajo këtë foto e ka shkrepur në Aeroportin e Prishtinës, tek po bëhej gati të fluturonte për një koncert në Bern.