Lajmet e fundit

Në takimin e thirrur nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për të diskutuar rreth caktimit të datës për konstituimin e Kuvendit deri më tani kanë arritur Pal Lekaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Valdete Bajrami e Nismës për Kosovën, njofton Klan Kosova.
Poashtu në presidencë kanë arritur edhe Kryetari i Partisë liberale serbe Slobodan Petroviq si dhe përfaqësuesit e minoriteteve: romë, ashkali, boshnjakë, turq përjashtuar Listën Serbe.
Takimi ishte paraparë të niste në orën 10:00, njofton Klan Kosova.
Thirrjes së presidentit për këtë takim nuk i janë përgjigjur as përfaqësuesit e LAA-së.