13.11.2018 · përditësuar para 2803 dite1 min lexim
Lidhja e Dua Lipës me modelin Isaac Carew është ndër më të përfolurat.
Këngëtarja shqiptare i dha fund marrëdhënies me të, për t’u rikthyer sërish pak muaj më vonë, duke treguar se dashuria mes tyre ishte shumë e fortë.
Dhe tani Dua mori një propozim për martesë, por jo nga partneri i saj.
Një video e postuar në “Twitter” tregon momentin kur një fans i saj, i bën kërkesën e çuditshme këngëtares, teksa ajo ecën në tapetin e kuq në Kanë, për eventin “NRJ Hit Music”.
Dhe përgjigja e saj ishte, “Jo” por me një buzëqeshje në fytyrë.
“Kur e thua me buzëqeshje, e zbut goditjen”, shkroi Dua në mbishkrimin e videos.
https://twitter.com/twitter/statuses/1061643984811053056
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.