Rreth 1 viti më parë, mediat filluan të flisnin për flirtimin më të ri në Hollyëood, atë mes Rita Orës dhe djalit të David Beckham, Brooklyn. Por kjo nuk zgjati shumë, sepse ata e ndërprenë komunikimin për arsye që u zbuluan vetëm së fundi.
Thuhet se kanë qenë pikërisht prindërit e Brooklyn, David dhe Victoria që nuk e kanë aprovuar marredhenien dhe e kanë ndaluar të birin ta takojë. Një ndër arsyet ishte dhe diferenca 8 vjeçare e moshës, pasi ai në atë kohë ishte vetëm 18 vjeç e Rita 26.
Rita njihet për lidhjet e shumta me djemtë e njohur apo modelet femra, dhe ata nuk donin që Brooklyn të shkonte në rrugën e gabuar.
“David ishte shumë i nevrikosur kur mori vesh për “shoqërinë” e tyre, ndërsa Victoria ishte kuptueshëm e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.”- është shprehur një mik i familjes mbrëmjen e djeshme, shkruan blitz.al.
Tashmë gjithçka është e qartë se pse nuk funksionoi mes tyre. Ata u ndanë në mënyrë paqësore dhe ende mbajnë marrëdhënie të mira.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.