Lajmet e fundit

Një natë më parë në lagjen Aktash u dogj vetura e gruas së ministrit të Bujqësisë, Memli Krasniqi.
Por, ende pa kaluar 12 orë, edhe një veturë tjetër mori flakë në Prishtinë. Kjo e fundit pronë e gruas së zëvendësministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecajt.
Kurse qeveritari, ndonëse thotë se nuk ka fakte se kush e ka bërë djegien, e akuzon rëndë Lëvizjen Vetëvendosje.
E teksa kërkon që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA të distancohen nga kjo dhunë, Gecaj e ka edhe një kërkesë.
Edhe qeveria ka reaguar përmes një komunikate, ku thuhet se këto raste janë akte të ulëta kriminale të drejtuara ndaj familjarëve të përfaqësuesve të popullit.
Këto dy vetura janë të parat në pronësi private të qeveritarëve e që digjen në rrethana të paqarta. Por krahas tyre, janë edhe rreth 15 të tjera zyrtare, që u bënë shkrumb e hi pa u ditur kush ua vuri flakën.
Kronikë nga Klan Kosova.