Lajmet e fundit

Biznesmeni kontravers serb Andrija Drashkoviq i arrestuar në Kroaci nën dyshimet për vrasjen e veprimtarit shqiptar Enver Hadri kishte ateruar me avion privat në aeroportin e ishullit Braç të Kroacisë bashkë me familjen e tij.
Në këtë vend ai kishte hyrë pa problem dhe i kishte kaluar pushimet nëpër ishujt kroat.
51-vjeçari u arrestua në aeroportin e Splitit me feletëarrest të lëshuar nga Belgjika.
Drashkoviqi u prangos pasi zyrtarët e policisë konstatuan se kundër tij Belgjika para një viti kishte lëshuar fletëarrestim për shkak të dyshimit se është njëri nga dorasit në atentatin kundër aktivistit shqiptar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri.
Veprimtari shqiptar për të drejtat e njeriut, Enver Hadri, u vra në fund të shkurtit të vitit 1990 në Bruksel.