Lajmet e fundit

Në pritje të mbajtjes së kongresit në Korenë e Veriut, ekspert të ndryshëm kanë deklaruar që motra e Kim Jong-un pritet të marrë një rol të rëndësishëm në lidershipin e vendit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sipas deklaratave të agjensioneve të ndryshme në Korenë Jugore, motra e Kim Jong-un, Yo-jong, pritet të marrë një post në nivel ministror.
Efektet e këtij veprimi me gjasë do ti shohim më vonë, dhe besohet që qëllimi i Kim Jong-un është që të përforcoj fuqinë e tij brenda partisë njëkohësisht edhe në tërë shtetin.
Kim Yo-jong është vajza më e vogël e liderit të ndjerë Kim Jong-il, dhe deri më tani puna e saj kryesore ka qenë mbrojtja e imazhit të vëllait. Ajo ka menaxhuar të gjitha paraqitjet e tija publike njëkohësisht ka qenë edhe këshilltare politike e tij.