Lajmet e fundit

Modelja dhe aktorja amerikano-argjentinase, Camila Morrone, ka pasur një vit të bujshëm.
21-vjeçarja luajti në dy filma, u shfaq në kopertinën e Vogue Latino America, udhëtoi nëpër botë, mori pjesë në Vanity Fair Oscars dhe pati një jetë shumë dinamike, njofton Klan Kosova.
Një jetë të tillë s’ka si mos ta bëjë kur është e lidhur një nga aktorët më të mëdhenj në planet.
Morrone është takuar me 44 vjeçarin, fituesin e çmimit Oskar, Leonardo DiCaprion, i cili është 23 vjet më i madh se ajo, që prej dhjetorit të vitit 2017.
Sipas Us Weekly, gjërat po bëhen serioze në mes të çiftit dhe sipas disa spekulimeve ata do të festojnë përvjetorin e tyre me një propozim martese.
"Gjithkush po thotë se martesa mund të jetë së shpejti për ta," i tha një burim revistës.
https://www.instagram.com/p/BmDuHQWlJRo/?utm_source=ig_embed