Lajmet e fundit

Bebe Rexha përmes disa videove dhe fotografive të postuara në Snapchat, pothuajse gjithmonë shihet që afër vetes e ka një djalosh, i cili e shoqëron nëpër të gjitha organizime ku ajo shkon.
Por, mbrëmë ajo e ka postuar një video, ku shihet e shtrirë në shtrat me të njëjtin person, duke thënë: “Unë çdo natë jam e shoqëruar nga një mashkull në shtrat. Por fatkeqësisht mashkulli në fjalë është homoseksual”, tha këngëtarja duke qeshur.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe, emri i vërtetë i së cilës është Bleta, gjatë javës së kaluar ka qenë edhe në Tiranë, ku ka mbajtur koncert para mijëra shqiptarëve, përkrahja e të cilëve e ka bërë që të shpërthejë në lot nga gëzimi gjatë performancës, transmeton Klan Kosova.