Lajmet e fundit

U përfol shumë për lidhjen e saj të re, e që jo shumë gjatë ajo thuhet se kurorëzoi edhe martesë.
Është aktorja Teuta Krasniqi ajo e cila u bë qendër e vëmendjes në media për tu raportuar më pas edhe cdo lëvizje që ajo e bën dhe vajza e saj Tara.
Ndërkohë tashmë për të Teutën dita e sotme është një prej më të vecantat, ngase vëllai i saj Memli, ish këngëtar poashtu e tashmë me krejt një profesion tjetër, po gëzon ditëlindjen.
Ndërkaq e bukura Teutë nuk ka hezituar dot edhe të shpreh dashurinë e pafundtë për ditën më speciale të vëllait të saj, e këtë e bëri duke postuar një fotografi ku shihet vajza e saj Tara së bashku me Memlin dhe vajzën e tij, transmeton Klan Kosova.
Për Teutën, Memli është thjeshtë krenaria, e për më shumë shihni edhe fjalët të cilat ia dedikoi përmes rrjetit social Instagram, me rastin e ditëlindjes së tij.