Gjykata Speciale ka filluar me procesin e arrestimeve të personave të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila ka konfirmuar se është arrestuar ish-eprori i UÇK-së në Zonën Operative të Llapit, Salih Mustafa, njofton Klan Kosova.
Në njoftimin e Speciales, është konfirmuar se Mustafa do të transferohet në Hagë.
“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales. Ai po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”, thuhet në njoftim.
Mirëpo cili ishte roli i Mustafës para dhe pas luftës në Kosovë?
Ai ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës.
Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vjet burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.
Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës.
Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.
Klikoni në vegëzat e mëposhtme për t'u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
https://klankosova.tv/arrestohet-ish-shefi-i-inteligjences-se-fsk-se-salih-mustafa/
https://klankosova.tv/lajmi-i-fundit-specialja-e-konfirmon-salih-mustafa-i-arrestuari-i-pare/
klankosova.tv