Lajmet e fundit

Gwen Stefani është zyrtarisht fansja numër një e Blake Shelton.
Këngëtarja e grupit No Doubt përmes rrjetit social Twitter i ka treguar fansave se ajo e para e ka dëgjuar muzikën e re të të dashurit të saj, dhe ka treguar se është mahnitur.
Nuk jemi të befasuar me këtë fakt, meqë është përfolur që kënga “Came Here to Forget” i është kushtuar asaj.
“Kam bërë shumë muzikë me kalimin e viteve, por nuk mendoj se ndonjëherë e kam pasur një këngë të tillë që ta ketë “pamjen” aq të ngjashme me jetën time”, ka thënë Blake rreth kësaj këngë. “Për këtë shkak jam kaq shumë i emocionuar veçanërisht me këtë kënge”.
46 vjeçarja është parë po ashtu edhe në koncertin e tij të shtunën në Nashville, ku e mbështeste nga prapaskena, madje edhe mori puthje nga ai pas performancës, transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BCqoxV5GnRI/?taken-by=gwenandblake