06.03.2016 · përditësuar para 3801 dite1 min lexim
Gjatë një studimi i cili është bërë te femrat për shkak se ato konsumojnë më shumë kos se meshkujt, dolën në përfundim se gratë që konsumonin kos të paktën 5 herë në javë e kishin parandaluar me 20 % rritjen e presionit të gjakut, në krahasim me ato gra që nuk hanin kos, apo konsumonin vetëm një herë në jave.
Nëse kosi shoqërohet me fruta të freskëta apo me fruta të thata, efekti ishte akoma më i dukshëm sepse e redukton rrezikun e rritjes së presionit të gjakut me 31 %.
Ky efekt pozitiv që ka kosi dyshohet se vjen si pasojë e baktereve që gjenden në të dhe kanë aftësinë të ulin kolesterolin, transmeton Klan Kosova.
Justin Buendia, doktorant në Boston University School of Medicine, ka thënë: "Unë besoj se ky është studimi më i madh i këtij lloji deri më sot për të vlerësuar efektet specifike të kosit në parandalimin e presionin e gjakut."
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.