Persona të panjohur e kanë sulmuar sot bashkëshorten e Blerand Stavilecit, Vitoren, njofton Klan Kosova.
Sipas mjekëve, asaj i është thyer hunda, dhe ka edhe lëndime të tjera në fytyrë.
Derisa policia nuk ka dhënë detaje për autorët, Partia demokratike e Kosovës, ku Stavileci është anëtar kryesie, e ka akuzuar lëvizjen Vetëvendosje se qëndron prapa sulmit.
Kronikë nga Arbëresha Fazliu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.