27.07.2015 · përditësuar para 4024 dite1 min lexim
Një sulm eventual, ishte arsyeja përse dje në garën e kërcimeve tek Ura e Fshejtë, Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ruhej nga policë të armatosur me kallashnikovë dhe u përcoll tërë kohën nën masa të shtuara të sigurisë.
Këtë e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, zëdhënësja e komunës së Gjakovës, Abetare Domi, e cila tregoi se policia ishte lajmëruar për një sulm të mundshëm gjatë garës.
E komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Kristë Gjoka, i tregoi Klan Kosovës se urdhri për një përkujdesje të tillë për të parën e Gjakovës kishte ardhur nga Prishtina.
Klani i ka kontaktuar edhe zyrtarët për informim të policisë në Prishtinë, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
klankosova.tV
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.